Atleti kosovar merr nismën e veçantë, në këmbë nga Prishtina në Tiranë për 111-vjetorin e Pavarësisë

Atleti kosovar merr nismën e veçantë, në këmbë

Nuk janë të pakta rastet, ku sporti dhe gëzimi i një feste lidhen me njëra-tjetër dhe ky rast është i tillë.

Bëhet fjalë për atletin nga Kosova, Erzen Zyberaj, i cili do të niset në këmbë drejt Shqipërisë për kremtimin e 111-vjetorit të Pavarësisës së vendit tonë.

Zyberaj do të nisë rrugëtimin e tij nga Prishtina dhe do ta përmbyllë në Tiranë, njoftim, i cili erdhi nga Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, i cili përveç ndau lajmin me dashmirësit e përgëzon atletin për nisëm e marrë, për të bërë 260 kilometra ecje deri në kryeqytetin e të gjithë shqiptarëve.

“Ky vrapim është një shprehje e vërtetë e dashurisë dhe respektit ndaj flamurit kombëtar. Atleti ynë po bënë një udhëtim të shkëlqyer për të sjellë bashkë me vete frymën e pavarësisë dhe lavdisë që flamuri simbolizon”,- është shprehur Rama, me anë të një postimi në profilin e tij zyrtar, në Facebook. 

EMISIONET