Atleti Franko Burraj, rekord të ri kombëtar në 200 metra
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Qershor 2025, 13:59

Atleti Franko Burraj vijon të thyejë rekorde kombëtare.
Pas rekordit në garën e 400 metrave, në Kampionatin Evropian Liga 3, që po mbahet në Maribor të Sllovenisë, Franko Burraj regjistroi edhe një tjetër rekord kombëtar në 200 metra, njoftoi Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar.
Burraj e ndali kronometrin në kohën 20:97, duke i dhënë pikë të rëndësishme ekipit kombëtar për kualifikimin në Ligën 2.
