Arsenali vijon rrugëtimin perfekt në Champions, Napoli ngec ndaj Frankfurtit

Arsenali vijon rrugëtimin perfekt në Champions, Napoli ngec ndaj

Arsenali vazhdon marshimin perfekt në Champions League, duke regjistruar fitoren e katërt radhazi në fazën e grupeve.

Skuadra e Mikel Artetës triumfoi bindshëm në transfertë ndaj Slavia Prague me rezultatin 0-3, në një mbrëmje ku gjithçka funksionoi në mënyrë perfekte për londinezët.

Golat për “Topçinjtë” u shënuan nga Bukayo Saka dhe dy herë nga Mikel Merino. Avantazhi erdhi në minutën e 30-të, pasi pas një goditjeje këndi, Lukas Provod preku topin me dorë dhe pas verifikimit të VAR-it, arbitri akordoi penallti.

Pjesa e dytë nisi me vrull për anglezët, të cilët dyfishuan menjëherë rezultatin në minutën e 46-të. Pas një kundërsulmi të shpejtë, Leandro Trossard asistoi për Mikel Merinon, që nuk fali përballë portierit.

I njëjti lojtar vulosi fitoren në minutën e 68-të, pas një kombinimi perfekt me Declan Rice.

Ndërkohë, në ndeshjen tjetër të mbrëmjes në stadiumin “Diego Armando Maradona”, Napoli dhe Eintracht Frankfurt ndanë nga një pikë pas barazimit pa gola 0-0.

Të dyja skuadrat kanë tani nga 4 pikë, me gjermanët në vendin e tretë dhe italianët një pozicion më poshtë për shkak të golaverazhit.

EMISIONET