Arsenali pa Champions por kampion shpenzimesh në Premier League

Arsenali pa Champions por kampion shpenzimesh në Premier League

Arsenali humbi kualifikimin në zonën Champions League në frymën e fundit. Humbjet e “topçinjve” ndaj Tottenhamit dhe Newcastle në ndeshjet mbyllëse i penguan djemtë e Mikel Artetës të luanin një kompeticion më të lartë kontinental, në të cilin nuk janë kualifikuar që prej sezonit 2016-17.

Duket një mallkim për londinezët periudha pas epokës “Wenger” sepse pa francezin nuk janë kualifikuar plot 7 herë në elitën e futbollit europian por pavarësisht dështimit sezonin e kaluar, klubi nuk është treguar aspak i kursyer duke u bërë një nga skuadrat më aktive në merkato. Trajneri Michel Arteta e pranon që strategjia e klubit është rifreskimi i skuadrës me disa nga talentet më të mëdhenj të Europës.

"Ne duhet të kalojmë në nivelin tjetër. Kjo verë është më e rëndësishme se ajo e shkuara. Duam të mbushim skuadrën tonë me disa nga talentet e rinj më emocionues në Evropë, me lojtarë nga akademia jonë dhe të huaj, të cilët mund të rriten dhe zhvillohen së bashku”.

Që prej vitit 2019, Arsenali ka afruar të rinjtë Martinelli, Saliba, Pépé, Tierney, Gabriel, Odegaard, Lokonga, Tavares, Tomiyasu, White, Ramsdale, Taveres, që të gjithë poshtë kufirit 25 vjeç.

Një trend që këtë verë ka vazhduar me Fabio Vieira, Marquinhos dhe Gabriel Jesus. Sezonin e kaluar, Arsenal ishte skuadra që shpenoi më shumë në Angli por edhe në kontinent me 167 milionë, duke lënë pas United me 140 dhe City 134.

EMISIONET