ARSENAL HIDHET NË SULM! Rinovon me Lewis-Skelly dhe kërkon, emrat në radarin e Artetës

Arsenal ka rinovuar marrëveshjen me talentin e mesfushën Lewis Skelly, por po ashtu bisedimet kanë nisur për të përforcuar sulmin. Në lupën e Artetës tashmë janë disa emra

ARSENAL HIDHET NË SULM! Rinovon me Lewis-Skelly dhe kërkon, emrat

Arsenal ka zyrtarizuar rinovimin e kontratës me Myles Lewis-Skelly, talentin 18-vjeçar që ka nënshkruar deri në vitin 2030. marrëveshja e re është një shpërblim për sezonin e tij të shkëlqyer 2024–25, ku u aktivizua në 39 ndeshje në të gjitha kompeticionet.

Në një sezon ku “topçinjtë” nuk patën një golashënues të mirëfilltë, 69 golat e shënuar në Premier League u shpërndanë gjerësisht në skuadër.

Kai Havertz kryesoi listën me 9 gola, ndjekur nga Leandro Trossard dhe Gabriel Martinelli me nga 8, ndërsa Bukayo Saka pati sezonin e tij më të dobët që nga 2020–21, me vetëm 6 gola.

Mbrojtësit si Saliba, Calafiori, dhe mesfushorët si Rice, Partey, Nëaneri kontribuan gjithashtu në tabela, duke theksuar mungesën e një “bomberi”.

Statistikat e Arsenalit në sulm ishin më të dobëta krahasuar me sezonet e kaluara, kur shënuan 88 gola në 2022–23 dhe 91 në 2023–24, përkatësisht me 15 të shënuara nga Odegaard dhe Saka me 16. Në sezonin e fundit, asnjë lojtar nuk arriti shifrën dyshifrore, pavarësisht se Havertz mungoi në 15 ndeshje për shkak dëmtimi.

Kjo ka bërë që Mikel Arteta të kërkojë përforcime në repartin ofensiv. Sipas The Mirror, klubi mund të tërhiqet nga marrëveshja 70 milionë paund për Benjamin Sesko, sulmuesin e RB Leipzig, për shkak të kërkesave të larta të lojtarit për pagë. Ndërkohë, The Independent raporton se ekziston ende një hendek prej 8.5 milionë paundësh mes Arsenalit dhe Leipzig sa i përket vlerësimit të kartonit të sulmuesit slloven.

Përveç Sesko, londinezët po shqyrtojnë edhe alternativa të tjera. Ata kanë nisur kontaktet me Chelsean për Noni Madueke, por “blutë” kërkojnë 50 milionë paund për kartonin e anglezit. Gjithashtu, një raport në Francë bën të ditur se Arsenal ka shfaqur interes për 22-vjeçarin e PSG-së, Bradley Barcola, një tjetër profil premtues në repartin ofensiv.

EMISIONET