Armand Duka në “Ora Sport”: Futbolli shqiptar është rritur, por nuk jemi perfektë
Presidenti i FSHF-së, Armand Duka i ftuar në emisionin “Ora Sport” në RTV Ora po flet ekskuzivisht përpara një paneli gazetarësh. Kreu i institucionit më të lartë të futbollit shqiptar ndalet fillimsiht te ecuria e Kategorisë Superiore duke vënë theksin në rritjen e vazhdueshme të futbollit në vend por duke analizuar edhe problematikat.
“Jemi në mesin e sezonit futbollistik. Tani fillon faza e tretë. Ka një hao pozitiv krahasuar me të shkuarën. Fakti që nga merkato e dimrit u larguar disa futbollistë me çmime rekord tregon se niveli i futbollit është më i mirë. Ka vend për përmirësime sepse nëse do të ishim perfektë nuk do të kishte interes. Shkallët ngjitnë një nga një. Skuka u shit me një shifër rekord për historinë e Shqipërisë. Nuk mund të krahasohemi me vende si Kroacia sepse po flasim për vendin e tretë në botëror.

Skuka apo të gjithë lojtarët e shitur janë rezultat i punës së nisur 10 apo më shmë vite më parë. Këto akademi kur shikojnë se klubet marrin të ardhura, rrisin nivelin e tyre. Edhe akademitë e vogla përfitojnë nga largime të tilla. Jam shumë i sigurt se në të ardhmen do të ketë më shumë largime të bujshme sepse e di shumë mirë se çfarë pune është bërë.

Si ka nisur ky vit për futbollin shqiptar?
Ky vit ka nisur mbarë që nga premtimi i kryeministrit Rama për ndërtimin e 3 stadiumeve, shumë evenimenteve që do organizohen në vendin tonë këtë vit.
Çfarë ndryshimi vini re në Superligën?
Nëse flasim për pjesën parë nuk kanë qenë në nivelin e tyre, por tani niveli i klubeve është rritur që nga merkatoja e dimrit me çmime rekord për Shqipërinë. Pa dyshim që ka vend për përmirësim, pasi nëse do ishte në perfeksion do humbisnim interesin.
Kampionati shqiptar nuk është se ka dërguar lojtarë në nivele të larta direkt, pasi jemi fokusuar në klubet këtu afër dhe rasti i Skukës është unik.
Ka rënie të spektatorëve në stadiume, pse?
Nuk e di ku i keni parë juve, por të gjitha derbit kanë qenë plot stadiumet, ashtu dhe ndeshjet e Kombëtares, ndaj nuk e di ku referoheni. Por unë nuk thashë se jemi të lumtur me numrin e tifozëve në stadiumet tona. Por pavarësisht përparimit, akoma niveli është larg asaj që duam të shkojmë. Jemi pothuajse i vetmi vend në botë që kullandrisemi me fondet tona.
Financat e ekipeve dhe të futbollit shqiptar, çfarë po ndodh me ligjin e ri?
Ligji nuk është se ndryshon ndonjë gjë, pasi ajo që ne kemi kërkuar është financimi publik i futbollit. Janë investuar në stadiume dhe shumë mirë që është bërë, por nuk mjafton. Pse nuk financojmë edhe mësues futbolli, përmes ligjit të sponsorizimeve që vijnë direkt nga futobolli ku dhe biznesi të financojë këto lloj gjërash. Ne i kemi kërkuar por asgjë nuk është konkretizuar nga qeveria. Rikthimi i basteve na është premtuar se 50 përqidn do vijnë tek ne. Pasi bastet nuk është mirë të luhen, por përderisa luhet në të zezë më mirë të bëhet e ligjshme dhe ne të fitojmë nga kjo.
Privatizimi i ekipeeve sportive?
Buxheti financon buxhete të tilla që nuk mbahen të tilla pa financime të tjera. E njëjta gjë ndodh me bujqësinë, pasi fondet e qeverisë nuk zgjidhin asgjë, por është ABZHR-ja që bën këto financime të tjera. Pra e njëjta gjë duhet bërë edhe me futbollin.
Kosova është shkëputur 10 vend larg nesh për nga niveli i futbollit, pse?
Mos harroni është ajo që thashë më lart, Kosova për financat publike për futbollin ka shkuar vite drjte larg nesh.

