Arbeloa: Arbitri e prishi ndeshjen! Kompany: Bëmë gjënë më të rëndësishme në futboll, treguam karakter

Humbja ndaj Bajernit ka shkaktuar pakënaqësi te Madrilenët. Trajneri Arbeloa nuk e  kurseu arbitrin duke e akuzuar se prishi ndeshjen. Tekniku mori përgjegjësitë e humbjes, ndërsa premtoi se epoka e Realit do të vijë sërish duke e kthyer më të fortë.

Arbeloa: Arbitri e prishi ndeshjen! Kompany: Bëmë gjënë

Eliminimi nga Champions Ligë nuk është pritur mirë në kampin madrilen. Los blankos ankohen për kartonin e kuq të Kamavingës, që sipas tyre rezultoi vendimtar në rezultatin e sfidës.

Tekniku Arbeloa nuk i kurseu as kritikat për gjyqtarin Vincic për vendimin ndaj mesfushorit francez. Megjithatë, trajneri madrilen mori përgjegjësitë e humbjes, ndërsa premtoi se reali do të rikthehet më i fortë

Arbeloa: “Eliminimi është faji im. Shpesh, në disa raste, arbitrat nuk luajnë futboll dhe sot e pamë këtë. Bayernin e uroj, por nëse do humbisnim, do preferoja një mënyrë ndryshe. Jo me atë vendim të pashpjegueshëm të arbitrit, të cilin e komentoj si të pakuptimtë se si mund të ndëshkohet lojtari për një gjë të tillë kur ndeshja kishte kaluar limitet. Ai e prishi ndeshjen. Jam i trishtuar por edhe krenar me lojtarët. Ky është Real Madrid dhe do të rikthehet i fortë”.

Në të njëjtë linjë janë edhe mediat spanjolle. “Çfarë padrejtësie”, shkruan Marca në faqen e parë. E përditshmja spanjolle “AS” hapet me titullin, “Deri kur deshi arbitri”.

Ndërkaq, në kampin tjetër, Vincent Kompani ishte i kënaqur me reagimin e skuadrës edhe pse ishte tre herë në dizavantazh.

Kompany: “Bëmë gjënë më të rëndësishme në futboll, treguam karakter. Ishin 3 herë në dizavantazh, ishte e vështirë, por në fund e përmbysëm dhe fituam 4-3. Mënyra se si luajtëm është shumë e rëndësishme, edhe për tifozët. Tani na pret PSG. Që në fillim të sezonit kemi ëndërruar për gjëra të mëdha. Do të luajmë tani kundër kampionëve në fuqi, një skuadër që janë në top formë, mezi po e presim këtë takim”.

EMISIONET