“Anglia është favorite për Botërorin”, Sylvinho: Fola personalisht me Brojën, ishte pak i zhgënjyer por e kemi zgjidhur

Trajneri i Kombëtares, Sylvinho, tha se ka folur personalisht me Armando Borojën dhe me gjithë skuadrën, pas sjelljes së tij në përfundim të ndeshjes Andorra-Shqipëri, ku sulmuesi duhet të merrej me zor nga Hysaj për të festuar me shokët kualifikimin për në playoff-et e Kupës së Botës.

“Po flasim për Anglinë. Një ekip që është favorit për Kupën e Botës.

Ne luajmë për herë të parë në play off.

Ata kanë një trajner shumë të mirë. Kanë lojtarët nga më të mirë të botës.

Kanë fituar 7 ndeshje dhe nuk kanë pësuar asnjë gol.

Në fakt ishte një ndeshje shumë e vështirë me Andorrën.

Edhe me Anglinë, ata kishin një rezultat shumë të ngshtë.

Janë një ekip që mbrojnë me zemër.

Sa i përket me Brojën, kam folur me të, me grupin.

Ishte pak i zhgënjyer. Por ky është një moment shumë i mirë për ekipin, për gjithë vendin. Duhet ta shijojmë këtë moment.

Ta shijojmë ndeshjen që kemi nesër”.

EMISIONET