Andy Caroll fjeti me dy femra të panjohura por dy javë me vonë e fejuara e çoi në altar

Nga sulmues i Liverpool dhe Kombëtares së “Tre Luanëve”, në njeriun më të urryer të femrave në Angli. Andy Caroll kaloi dy javë vërtet të nxehta mes zërave të vrullshëm për tradhëtinë me dy femra përpara martesës dhe deri në vendosjen e kurorës në altar me të fejuarën Billy Mucklow.

Mesa duket, 34-vjeçarja e ka falur shtatlartin për hir të dashurisë duke shkuar në altar në një ceremoni të zhvilluar në një hotel luksoz në Hampshire. Ky gjest ka ngjallur reagimin e shumë femrave dhe ndjekëseve në rrjetet sociale, duke i vënë në dukje se ky është një gjest shumë i ulët nga ana e saj.

Një moment i sikletshëm u regjistrua në momentin që punonjësi i gjendjes civile, për procedurë pyeti nëse dikush ishte kundër kësaj martese por edhe ky çast kaloi me shumë siklet dhe më pas atmosfera u ç’tensionua, pavarësisht faktit se vetëm dy javë më parë, ish-sulmuesi u shoqërua me dy femra të panjohura në Dubai dhe fotot në shtrat me to u bënë virale.
Udhëtimi i ish-sulmuesit në Dubai, si për ironi, u nxit nga vetë e fejuara e tij, e cila kërkoi me ngulm që Caroll të shijonte edhe festën e beqarisë përpara martesës.
