ALLEGRI PRANË NAPOLIT/ Palët kanë arritur akordin për kontratë 2 vjeçare, pritet zyrtarizimi
Pas shkarkimit nga Milan, Masimiliano Alegri pritet të rikthehet menjëherë në pankinë. Tekniku italian është pranë marrjes në drejtim të Napolit për sezonin e ardhshëm. Raportohet se mes palëve është arritur akordi dhe pritet zyrtarizimi.

Masimiliano Alegri nuk do të rrijë shumë gjatë pa punë. Pas shkarkimit nga Milan, sëbashku me Igli Taren, tekniku pritet të marrë së shpejti drejtimin e Napolit . presidenti De Laurentis po punon për të hapur një cikël të ri, pas largimit të Kontes dhe Alegri shihet si figura kryesore që mund të bëjë një gjë të tillë, pavarsisht se dështoi te Milan.
Vetëm pak ditë më parë, tekniku italian u shkarkua nga Milan pas mbylljes zhgënjyese të sezonit. Humbja në javën e fundit dhe dështimi për të siguruar kualifikimin në Champions League çuan drejtuesit kuqezi drejt vendimit për të ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin italian, në një largim që u shoqërua edhe me ndryshime të mëdha në strukturën drejtuese të klubit.
Megjithatë, e ardhmja e Alegrit mund të jetë sërish në Serinë A dhe shumë pranë jugut të Italisë. Drejtuesit napolitanë vlerësojnë eksperiencën e Alegrit në menaxhimin e skuadrave me objektiva të mëdhenj. Ai ka fituar tituj kampionë në Itali, ka drejtuar skuadra si Milani dhe Juventusi, dhe mbetet një nga trajnerët më me peshë në futbollin italian. Pikërisht ky profil shihet si i duhuri për një Napoli që synon të rikthehet menjëherë në garën për trofe dhe të jetë protagonist edhe në Europë. Raportohet se mes palëve është arritur akordi dhe pritet zyrtarizimi.
Alegri ka fituar balotazhin me Vincenzo Italianon i cili mbylli zyrtarisht aventurën e tij me Bolonjwn.
Tekniku ka arritur akordin për kontratë dyvjeçare me skuadrën e Serisë a, por megjithatë, mbetet një pengesë e fundit përpara se emërimi të mund të njoftohet zyrtarisht. Allegri duhet së pari të zgjidhë kontratën me Milan-in, për të qenë i lirë. Klubi kuq e zi nuk pritet të bëhet pengesë për këtë lëvisje duke dhënë aprovimin për ndërprerjen e kontratës.

