“Alla Cristiano Ronaldo”, Garnacho kopjon CR7 me një “perlë” ndaj Evertonit (VIDEO)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Nëntor 2023, 20:08

Manchester United e ka nisur në mënyrën më të mirë ndeshjen ndaj Evertonit në transfertë.

Talenti Alejandro Garnacho ka shënuar një super gol me roveshatë në minutën e 3-të, duke na kujtuar një ekzekutim të portugezit disa vite më parë ndaj Juventusit, kur ishte pjesë e Realit.
