Albin Kurti reagon për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Mund të kishim marrë 3 pikët, kombëtarja luajti më mirë se kundërshtari

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar për ndeshjen e mbrëmjes së djeshme në Tiranë mes Shqipërisë dhe Serbisë, e përfunduar në barazim pa gola 0-0. Kurti shkruan në facebooj se me pak fat kuqezinjtë mund të dilnin fitimtar nga ky takim eleminator për botërorin 2026.
Në fund të pjesës së parë Manaj humbi një penallti, për të cilën Kurti thekson se barazimi na lë të pakënaqur por jo për lojën e kombëtares sonë.
Pritjet ishin të mëdha, vëmendja gjithashtu! Me pak më shumë fat në fund të pjesës së parë, mund të kishim marrë të tri pikët nga ndeshja. Andaj, barazimi na la të pakënaqur me rezultatin, por jo me kombëtaren, e cila luajti më mirë se kundërshtari i saj. Në fund të këtyre kualifikimeve jemi të bindur se Shqipëria do të triumfojë.
