Alban Tafaj skanon Tiranën: Ka organikë të cunguar, as trajneri i ri nuk ka çfarë t’i bëjë

Tirana po kalon një moment të vështirë në kampionat dhe pas disfatës në klasike rrezikon edhe pjesëmarrjen në Final Four.
Lidhur me situatën e bardhebluve, foli në emisionin “Ora Sport”, Alban Tafaj, i cili e ka veshur fanellën e Tiranës, por edhe i ka drejtuar.
“Organika është thembra e Akilit tek Tirana, në një moment kur lojtarët në fushë nuk japin maksimumin dhe nuk prodhojnë lojë normal që presioni që mund të kesh nga pankina i bëjnë ato që të ndryshojnë marsh ,por duke qenë se pankinën e kanë shumë të dobët… Trajneri Fagu e ka të vështirë të drejtoj një skuadër ku ka pak lojtar në dispozicion. Lojtarët tek Tirana kontribuojnë në momente të caktuara, forma e tyre nuk është e njëtrajtshme”, tha Tafaj.
