AL HILAL KËRKON INZAGIN! Kontratë 20 milionë euro në sezon për teknikun e Interit! Marota: Do qëndrojë në Itali

Al Hilal ia ka vënë syrin Simone Inzagit për të drejtuar ekipin. Mediet shkruajnë se në bisedime është një kontratë 20 milionë eurosh në sezon. Marrëveshja duket se është ende larg, pasi drejtuesit e Interit janë të bindur se tekniku do të qëndrojë me ta edhe dy vite të tjera

AL HILAL KËRKON INZAGIN! Kontratë 20 milionë euro në sezon

Ecuria e Interit në serie a por edhe kalimi në gjysmë finale e Champions kanë bërë që trajneri Simone Inzagi të jetë në qendër të vëmendjes. Bebe Marota është shprehur i sigurt se rinovimi i kontratës me të është thjesht një formalitet. Por së fundi një kontratë nga Arabia Saudite ka bërë që të shtohen zërat për tundime.

Mediet italianë shkruajnë klubi ambicioz Al Hilal ka hyrë në skenë me synimin për të joshur teknikun zikaltër, i cili është në garë për tripletën historike me Interin.

Ndërsa Inter eliminonte Bayern Munich dhe siguroi një vend në gjysmëfinalet e Champions League kundër Barcelonës, në Milano lëviznin përfaqësues të Al Hilal që synon të ndërtojë një skuadër konkurruese për Kupën e Botës për Klube, dhe është i gatshëm t’i ofrojë Inzaghit një kontratë prej 20 milionë eurosh në sezon, si dhe përforcime të rëndësishme.

Megjithatë, sipas “Gazzetta dello Sport”, edhe pse oferta është joshëse, nuk ka vend për alarm në kampin zikaltër.

Marotta është i bindur për qëndrimin e trajnerit, dhe gjithçka duket se do të përfundojë me një rinovim duke shtuar pagën dhe kontratën deri në 2027.

Sepse për Inzaghin, qëndrimi në Milano, në krye të një skuadre perfekte dhe e ndërtuar për të fituar gjithçka, ka një peshë më të madhe se çdo shifër.

EMISIONET