Aitana Bonmati shpallet për herë të dytë radhazi futbollistja më e mirë në botë

Futbollistja e Barcelonës, Aitana Bonmati, është shpallur më e mira në botë nga FIFA për vitin 2024.
Kjo është hera e dytë radhazi që Bonmati e fitoi këtë çmim, pasi ishte shpallur fituese edhe në vitin 2023.
Tashmë ajo i është bashkuar listës së lojtareve si Mia Hamm, Carli Lloyd, Marta, Birgit Prinz dhe Alexia Putellas, që e fiton këtë çmim më shumë se një herë.
Bonmati pati një sezon të suksesshëm për klubin dhe kombëtaren.
Ajo fitoi Ligën e Kombeve me kombëtaren e Spanjës, teksa u shpall fituese e Ligës së Kampionëve më Barcelonën.
Bonmati madje u shpall si futbollistja më e mirë e këtij edicioni të Ligës së Kampionëve, teksa ndihmoi klubin e saj që të fitojë dy trofe në Spanjë.
26-vjeçarja u shpall fituese me 52 vota duke përfunduar para Barbra Bandas me 39 vota dhe Caroline Graham Hansen që mori 37 vota.

