Abramovich gjen shpëtim në Portugali ku nuk mund t'i ndalohet hyrja në vend

Abramovich gjen shpëtim në Portugali ku nuk mund t'i ndalohet
Në janar të këtij viti, pa shpërthyer ende konflikti në Ukrain, Roman Abramovich u zbulua se kishte marrë pa shumë zhurmë pasaportën e një shteti europian, atë të Portugalisë.

Megjithese me polemika në vijim, ai vijonte të hynte në Britani si shtetas europian por sot nuk është më njësoj e megjithatë, në Portugali nuk mund t'i ndalet hyrja.

Portugalia do të zbatojë të gjitha sanksionet e vendosura në nivel të BE-së kundër oligarkut rus Roman Abramovich, por nuk është në gjendje ta ndalojë atë të hyjë në vend pasi ai është shtetas, deklaroi Ministri i Jashtëm Augusto Santos Silva.

Pas asaj që ndodhi, Portugalia ka forcuar ligjin që i mundësoi Abramovich të bëhej shtetas në prill 2021 që ofronte natyralizim për pasardhësit e hebrenjve sefardikë që u dëbuan nga gadishulli Iberik gjatë Inkuizicionit mesjetar.

Në janar, Instituti Portugez i Regjistrimeve dhe Noterisë (IRN) nisi një hetim mbi shtetësinë portugeze të oligarkut rus mes kritikave nga disa aktivistë dhe komentues.

Por ndryshimi i ri në ligj nuk do të jetë prapaveprues, tha Silva, që do të thotë se Abramovich do të mbetet shtetas i Portugalisë dhe do të vijojë të futet në kêtë vend ndërkohë qe qeveria Britanike i ka "sekuestruar" gjithçka, edhe klubin e Chelseat./Ora News/.

EMISIONET