“A ndiheni i rrezikuar pas humbjes me Tiranën”. Brdariç braktis intervistën i nervozuar

Humbja me Tiranën la disi shije të hidhur për skuadrën shkodrane e cila kishte mundësi për të fituar ndoshta pasi mund ta çonte në 2-0 rezultatin me atë penallti të gabuar të Latifit por sfida shkoi keq më pas.

Gjithsesi, trajneri Brdariç po fliste normalisht për këtë duel duke pohuar se penalltia ndryshoi gjithçka por kur pyetet nëse kjo disfatë e rrezikon stolin e tij ai “revoltohet” dhe reagon tepër i nervozuar.

A jeni i zhgënjyer nga kjo humbje?

"E kishim nën kontroll lojën deri te penalltia. Nëse do të kishim shënuar do të kishim lojën në dorë. Kjo ishte një pike kyçe e takimit. Mendoj se duhet të punojmë sepse gjithmonë kur kalojmë në avantazh gjërat nuk shkojnë mirë më pas në favorin tone".

Keni biseduar me lojtarët se çfarë nuk shkoi mirë në pjesën e dytë?

“Jo, do të lë lojtarët të rikuperohen dhe nesër do të flasim..”

Më pas dhe pyetja a ndiheni i rrezikuar..

Shiko duhet të jeni të kujdesshëm me këto pyetje..Jam këtu prej një viti e gjysmë, kemi ngritur një Vllazni të re, tepër kompetitive. Humbëm ndaj Tiranës që do të fitojë titullin dhe ju më pyesni a ndihem i rrezikuar? Çfarë ishte kjo pyetje, më thuaj të lutem përse ishte kjo pyetje?  Kjo është jashtë çdo limiti”. Brdariç në një moment pret përkthimin por duke menduar në pak sekonda për pyetjen braktis konferencën duke flakur mikrofonat./Ora News/.

EMISIONET