Sulmohet fizikisht kreu i Federatës së Kosovës, policia ka identifikuar autorin

Sulmohet fizikisht kreu i Federatës së Kosovës, policia ka

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Kosovë ku numri 1 i futbollit dardan është sulmuar fizikisht dhe siç mësohet ka marrë disa lëndime për të cilat i është dashur të marrë mjekim në spital.

Ngjarja mësohet të ketë ndodhur në parkun e Gërmisë në Prishtinë ku Ademi është sulmuar ose e thënë ndryshe ka patur një përleshje fizike me autorin.

Presidenti i FFK-së, ka marrë pas ngjarjes mjekimin e nevojshëm dhe ka raportuar ngjarjen në polici ku dhe është marrë në pyetje.

Siç shkruajnë mediat në Kosovë, Policia ka njoftuar se ka marrë lajmërim për një sulm fizik të ndodhur në parkun e Gërmisë ku është lënduar një person.

Agim Ademi e ka marrë veten pas sulmit ndërsa dyshohet se autor i sulmit është një punonjës i Federatës së Kosovës i cili është thirrur për të dhënë sqarime në Polici./Ora News/.

 

EMISIONET