Zbardhet vrasja e biznesmenit Vajdin Lamaj, pas 15 vitesh nën akuzë Shullazi dhe Lulzim Berisha

Zbardhet vrasja e biznesmenit Vajdin Lamaj, pas 15 vitesh nën akuzë


Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) ka njoftuar zbardhjen e atentateve të 15 viteve më parë ku mbetën të vrarë Klodian Saliu, i njohur si rivali i Lulzim Berishës dhe biznesmeni Vajdin Lamaj, ish zëvendëspresident i Federatës së Mundjes.

Sipas njoftimit të bërë publik nga SPAK, për këtë ngjarje akuzohet Emiliano Shullazi, Indrit Taullau, Lul Berisha dhe dy persona të tjerë. 

Më konkretisht bëhet fjalë për ngjarjen e ndodhur në datën 26 shkurt 2005, ku në segmentin rrugor Durrës-Maminas, në afërsi të fshatit Koxhaj është vrarë me armë zjarri shtetasi Klodian Saliu, i cili po lëvizte me autoveturën e tij tip “Mercedes Benz”.

Ngjarja e dytë ka ndodhur një ditë më pas, ku rreth orës 23:50, si pasojë e një shpërthimi me lëndë plasëse në ashensorin e pallatit u vra biznesmeni Vajdin Lame dhe miku i tij Artan Arsi.

Hetimet e procedimeve të regjistruara për këto dy ngjarje ishin pezulluar për moszbulim të autorëve.

Prokuroria e Posaçme ka rifilluar hetimet e këtyre procedimeve dhe pas regjistrimit të tyre i ka bashkuar në një të vetëm duke gjetur prova për kapjen e autorëve.

Në qeli ku ndodhet nën hetim për disa akuza, i është komunikuar masa e arresit me burg, shtetasit Emiliano Shullazi si dhe Viktor Ymerit, i cili është arrestuar të martën në Vlorë.

Po ashtu në Kosovë ku u ndalua në datën 7 dhjetor i është komunikuar masa e arestit Indrit Taullait.

Lulzim Berisha dhe kunati i tij Plarent Dervishaj janë shpallur në kërkim ndërkombëtar. 

Berisha, Taullai dhe Ymeri u liruan para kohe nga gjykata edhe pse kanë qenë të dënuar për krime të rënda.

Madje pak javë më parë Berishës iu rikthye licensa e shpërndarjes së karburantit në portin e Durrës dhe automjeti. 

LEXO EDHE

SPAK nxjerr nga pluhuri dosjet e vjetra të ish-bandës së Durrësit

Gjykata e Prizrenit cakton masën e sigurisë për ish anëtarin e bandës së Durrësit

Ky është bashkëpunëtori i Indrit Taullaut që u arrestua në Vlorë

Vendi Lajme SPAK Lajmi i fundit Kronike lulzim berisha banda e durresit vajdin lamaj klodian saliu

EMISIONET