Aida Hajna është rekomanduar nga SPAK për të drejtuar BKH-në për një mandat 5-vjeçar.

Lajmin e ka bërë të ditur përmes një njoftimi drejtori i SPAK, Arben Kraja.

Tre kandidatët Artur Beu, Ervin Hodaj, Idajet Faskaj u skualifikuan. Mbledhja ku u perzgjedh emri i zonjes Hajnaj për tia kaluar Këshillit të Lartë të Prokurorisë, u mbajt sot në mesditë me praninë edhe të ekspertëve ndërkombëtarë të SHBA.

“Komisioni pasi shqyrtoi dokumentacion e katër kandidatëve që kishin ngelur ne garë, konkretisht. Z.Artur Beu, z.Ervin Hodaj, z.Idajet faskaj dhe znj.Aida Veizaj, në raport me kriteret e parashikuara në nenin 34 të ligjit nr.95/2026, që duhet të plotësojë drejtori i byrosë kombëtare të hetimit, pasi administroi dhe “opinionin këshillues të komisionit të pavarur të rishikimit”, bazuar në përcaktimet e neni 33/2 të ligjit nr.95/2016, vendosi që t’i rekomandojë këshillit të lartë të prokurorisë, emërimin e znj.Aida Veizaj, në pozicionin drejtorit të byrosë kombëtare të hetimit, për një mandat pesëvjeçar.” – thuhet në njoftim.

Zgjedhja e kreut të BKH-se kaloi permes një procesi ku u bë dhe testi i poligrafit.

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim shkruan se ky është një hap tjetër përpara në rrugën drejt reformës në drejtësi.

Kim: Një hap tjetër përpara në rrugën drejt reformës në drejtësi pasi Komiteti i Përzgjedhjes së kreut të BKH-së dërgon emrin për Aida Hajnaj në KLP për miratim. Ndalesa tjetër: Trajnimi i FBI-vë me më të mirët zbatimit të ligjit amerikan. Gur mbi gur bëhet mur!

Në ditët në vijim do të njoftojmë datën kur drejtori do të fillojë detyrën dhe kur do të nisë procesi i rekrutimit të hetuesve të BKH-së.

Anëtarët e BKH-së do të trajnohen nga ekspertët e më të mirë të ligjit të SHBA-së.

BKH-ja do të jetë e ngjashme me FBI-në amerikane.

Ndërkohë 60 oficerë të policisë gjyqësore do të trajnohen në akademinë e Virxhinias.