Testim! Testim!Testim! Meta: Shqetësuese, që Shqipëria është e fundit në Europë për tamponet

Presidenti, Ilir Meta, ka bërë thirrje që të rritet numri i testimeve. Kjo kërkesë vjen pasi sipas tij, Shqipëria renditet e fundit në Evropë për numrin e testimeve të kryera.Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, Kreu i Shtetit shkruan se kjo kërkesë është më urgjente se kurrë, për shkak të rritjes alarmante të rasteve të reja me koronavirus. Ndërsa kreu i opozitës, Lulzim Basha, publikoi  4 hapat urgjente që duhet të ndërmerrën në ndihmë të shëndetësisë.

Presidenti, Ilir Meta, dhe kreu i opozitës Lulzim Basha, folën me të njëjtën gjuhë duke kërkuar rritjen e testimeve për Covid-19.

Kreu i Shtetit shkruan se është  shumë shqetësuese që Shqipëria rënditet e fundit në Europë për numrin e testimeve të kryera.

Sipas tij testimi është veprim themelor, sepse i hap rrugën gjurmimit dhe trajtimit të bazuar mbi diagnozë.

Meta: OBSH ka qenë shumë e qartë që në momentin kur pandemia COVID-19 u shfaq, duke kërkuar: TESTIM! TESTIM! TESTIM!Kjo kërkesë është sot më urgjente se kurrë pasi rastet e të infektuarve, krahasuar me muajin prillin, janë rritur me mbi 11 herë.

Ndërsa kreu i opozitës, Lulzim Basha, ndau në rrjetet sociale një video ku listohen 4 hapa që sipas tij janë urgjente në ndihmë të shëndetësisë dhe shqiptarëve, të cilët thotë ai janë lënë në mëshirë të fatit.

Rritja e numrit të testimeve, rimbursimi i plotë për mjekimin në shtëpi kundër Covid, bonusi i premtuar dhe angazhimi i të gjithë mjekëve e infermierëve dhe shtimi i kapaciteteve spitalore, sipas Bashës janë ndërhyrjet emergjente që duhen pa humbur kohe. 

Vendi Shendetësi Lajme ilir meta testimet per covid

EMISIONET