Shpërthimi me tritol te "Vasil Shanto", i plagosuri në atentat vëllai i Tonit Gjinit të vrarë në Rrëshen

Shpërthimi me tritol te "Vasil Shanto", i plagosuri në

Kalvari i  vrasjeve në Rrëshen mes familjeve Gjini dhe Reçi zbarkon në kryeqytet. Preng Gjinit, vëllait të Tonin (Armando) Gjinit të vrarë një vit më parë në Rrëshen, ju bë atentat me tritol pasditen e sotme te ura në zonën e "Vasil Shantos" në kryeqytet. Shpërthimi ka qenë i fortë, duke shkatërruar mjetin plotësisht ndërsa Gjini ka mbetur i plagosur rëndë, duke humbur gjymtyrët. I plagosur mbeti dhe një kalimtar, shtetas italian, jashtë rrezikut për jetën.

Preng Gjini, vëllai Tonin Gjinit, i njohur edhe si Armando Gjini, i ekzekutuar në 12 gusht në Rrëshen, është personi që mbeti i plagosur pasditen e sotme te zona e "Vasil Shantos" nga shpërthimi i fuqishëm me tritol në automjetin e tij.

Preng Gjini drejtonte mjetin tip "Benz A Class", i cili është shkatërruar plotësisht nga shpërthimi, duke dëmtuar edhe dy makina të tjera që gjendeshin pranë në momentin e ngjarjes.

Burime nga Spitali i Traumës bëjnë me dije se Gjini ka humbur gjymtyrët dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

"Është futur në sallën e operimit, kemi shpresa se do të përmirësohet" tha Rebani Jaupaj, drejtor i policisë së Tiranës.

I plagosur ka mbetur edhe një shtetas italian, kalimtar i rastit, që gjithashtu po trajtohet në spital.

Gjithçka ndodhi rreth orës 19:00 në urën e Nesherakut, pranë Vasil Shantos.

Ngjarja e rëndë ka shkaktuar panik te qytetarët pasi zona ku ndodhi ka pasur lëvizje të shumta mjetesh e kalimtarësh.

Preng Gjini mësohet se ka pak kohë që është liruar nga burgu në Itali ku vuante dënimin për trafik droge dhe shfrytëzim prostitucioni, ndërsa i vëllai Armando Gjini ishte arrestuar si pjesë e grupit kriminal të Met Kananit.

Preng Gjini ishte marrë në pyetje si i dyshuar për vrasjen me snajper të biznesmenit Kastriot Reçi.

Preng Gjinit ju ekzekutua me armë zjarri vëllai në Rreshën një vit më parë

Tonin Gjini i njohur edhe si Armando Gjini, u vra në atentat në 12 gusht 2019 në Rrëshen.

Ekzekutimi ndodhi në trotuarin e Katedrales së Rrëshenit. Në një moment bashkëshortja e Gjinit ka zbritur nga makina për të blerë diçka në një dyqan, ndërsa në makinë kanë pritur 48 vjeçari dhe djali i tij.

Aty i është afruar një fuoristradë me xhama të zinj, nga ku është qëlluar menjëherë me armë zjarri. Gjini është dërguar menjëherë në spital, por nuk ka mundur ti mbijetojë plagëve.

Saga e vrasjeve në Rrëshen

Fillimisht në vitin 2016 u ekzekutua në Rrëshen Sajmir Jaku, ish- drejtor i OSHEE. Në pyetje për këtë krim u  mor familja Reçi, konkretisht Kastriot Reçi, si i dyshuar.

6 muaj më vonë, vritet në Romë të Italisë, Gasper Reçi, vëllai i Kastriot Reçit. 5-6 muaj më vonë në Belgjikë vritet Kreshnik Gjini, nipi i ish- drejtorit të OSHEE, Sajmir Jaku. 

Pas kësaj në Rrëshen vritet Armando (Tonin) Gjini, vëllai i Preng Gjinit që ju bë atentat mbrëmjen e sotme.

Pas vrasjes së Armando Gjinit, në Rreshen vritet me snajper Kastriot Reçi.

Për këtë ngjarje është dyshuar dhe marrë në pyetje nga policia Preng Gjini.

Prishja e pazareve të drogës, zanafilla e sagës së vrasjeve në Rrëshen

https://www.youtube.com/watch?v=I0a_I66RG34

Vendi Lajme Lajmi i fundit Kronike preng gjini shperthimi te vasil shanto

EMISIONET