Pronari i një dyqani elektro-shtëpiake në kryeqytet ka denoncuar  në polici dëmtimin e objektit, ndërsa para derës ka qenë gëzhoja arme zjarri.

“Rreth orës 08:25, është njoftuar salla operative nga shtetasi S.A., pronari  i një dyqani elektro-shtëpiake ku pretendon se tek dera e dyqanit, ka gjetur disa gëzhoja  armë zjarri dhe xhamin e derës të thyer”.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, si edhe për identifikimin dhe kapjen e autoreve.