“Variantet e reja të Covid duken si grip, por nuk janë të atilla” këshillon mjekja: Kujdes me antibiotikët, shkatërrojnë zorrët
“Variantet e reja të Covid duken si grip, por nuk janë të atilla” kështu u shpreh mjekja, Aurora Meta Dollenberg në një intervistë për RTV Ora.
Sipas saj “të rriturit duhet të jenë sa më të përgjegjshëm përsa i përket masave mbrojtëse ndaj infeksioneve në total”.
Dollenberg: Variantet e reja të Covid duken si grip por nuk janë të atilla. Kjo tregon nevojën që të rriturit sidomos të jenë sa më të përgjegjshëm përsa i përket masave mbrojtëse ndaj infeksioneve në total. Në transport publik ta mbajnë një maskë, të qëndrojnë në distancë fizike ndaj njëri tjetrit. Të mos ndjekim traditën shqiptare të puthjeve e të përqafimeve. Duhet të kujdesen të gjithë që të marrin të paktën tre litra lëngje në ditë që të marrin nivel të lartë vitaminash. Eventet në grupe ti zbatojnë vetëm kur është një domosdoshmëri.
Ka ende qytetarë që përdorin medikamente pa rekomandim, cila është këshilla juaj?
Dollenberg: Është një problem shumë i madh sidomos për mentalitetin shqiptar që çdo temperaturë e lartë tek fëmijët dhe të rriturit pretendon me këmbëngulje marrjen e një antibiotiku. Mjeku nuk duhet të bëjë kompromis për dhënien e një antibiotiku. Pacientët duhet ta kuptojnë që antibiotiku shkatërron zorrën e shëndetshme dhe florën bakteriale të shëndetshme duke shkaktuar efekte të rëndësishme. Krijohet dhe rezistencë ndaj antibiotikëve, vetëm në rastet kur kemi baktere dhe jo në rastet e gripit të zakonshëm të merret antibiotiku.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

