Temperatura të larta, mjekët thirrje për të shmangur qëndrimin në diell. Ja më të rrezikuarit



Fëmijët, të moshuarit dhe të sëmurët kronikë janë më të rrezikuarit nga temperaturat e larta.

Në këto ditë të nxehta vere mjekët bëjnë thirrje që të shmangen orët e pikut kur rrezatimi është i lartë dhe i dëmshëm.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Fëmijët deri në 6 muaj nuk duhet të ekspozohen në diell ndërsa për më të mëdhenjtë oraret e daljeve duhet të jenë të kufizuara.

"Duhet të tregojmë kujdes sidomos mosha e tretë, të sëmurët kronikë dhe fëmijët e vegjël. Këto duhet të evitojnë daljen në temperaturat e nxehta, kryesisht nga ora 10:00- 17:00," thotë mjekja.

Mjekja Bruna Toçila thotë se goditja nga dielli dhe dehidrimi janë dy nga rreziqet. I nxehti po ashtu mund të komplikojë situatën e pacientëve që vuajnë nga hipertensioni apo problemet e zemrës.

"Kemi patur raste kryesisht nga të sëmurët kronik, që kanë patur probleme, sidomos ato kardiake që rëndohen më shumë nga ekspozimi në diell," thotë ajo.

Këshillohet konsumimi i shumë lëngjeve ndërsa zarzavatet e frutat duhet të jenë pjesë e çdo vakti për të forcuar imunitetin.

"Fëmijët duhet ti veshim sa më hollë, të hidratohen dhe të konsumojmë sa më shumë ushqime të freskëta, kryesisht të gatuara në shtëpi. Pra të shmangen "Fast Food"-ed," tha ajo.

Temperaturë, gjendje të fiktit, djersitje të përzierja apo dhimbje koke janë ndër problemet që mund të shkaktojë i nxehti në shëndet. Nëse simptomat zgjasin këshillohet të kërkohet ndihma e mjekut.

EMISIONET