Rriten vd*kshmëritë nga sëmundjet e zemrës, kardiologu Indrit Temali: Ja çfarë të keni kujdes!
Vit pas viti vdekshmëria si rrjedhojë e sëmundjeve të aparatit të qarkullimit të gjakut po rritet, duke pasqyruar një stil jete jo të shëndetshëm.
Gjatë vitit 2024, në Shqipëri janë regjistruar 22.102 vdekje, duke shënuar një rritje prej 3,8%, krahasuar me vitin 2023.
Sipas raportit më të fundit të INSTAT-it, sëmundjet e aparatit të qarkullimit të gjakut përbënin 52,9% të totalit të vdekjeve në 2024, nga 51,7% në vitin 2023.
Brenda këtij grupi sëmundjet kronike të zemrës përbënin 39,1%; sëmundjet ishemike të zemrës 23,2% dhe sëmundjet e enëve të trurit 20,6%.
Për të kuptuar më shumë mbi këtë situatë, i ftuar në studion e lajmeve në “Ora News”, në një lidhje të drejtpërdrejtë online ishte mjeku Kardiolog, Ilir Temali.
"Sëmundjet kardiovaskulare janë sëmundjet më të shpeshta dhe më vdekjeprurëse në popullatë kështu që i nxehti ndikon tek sëmundjet kardiovaskulare duke i përkeqësuar sëmundjet kronike dhe duke shkaktuar probleme akute siç është goditja nga i nxehti.
Një person që vuan nga sëmundja kronike e zemrës ose të enëve të gjakut gjatë ditëe të nxehta, trupi në mënyrë fiziologjike tenton të eleminojë nxehtësinë e tepërt që krijohet nëpërmjet zgjerimit të enëve të gjakut të lëkurës dhe duke shtuar pompimin e zemrës ose duke shtuar fluksin e gjakut që shkon në këto enë gjaku nëpërmjet rritjes së numrit të rrahjeve dhe forcës së pompimit të zemrës.
Kjo e vendos zemrën në një stres të shtuar, në një situatë ku duhet të përballojë një punë rreth 50% sesa e zakonshmja dhe kjo është kritike për njerëzit që janë tashmë të sëmurë nga zemra sepse rezerva mund të mos mjaftojë për ta përballuar këtë shtesë pompim, shtesë në konsum oksigjeni dhe mund të çoj në përkeqësim të sëmundjeve kronike siç mund të jetë sëmundja ishemike e zemrës", u shpreh Temali.
NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME KARDIOLOGUN ILIR TEMALI

