RREZIKU I LËKURËS NË VERË! Dermatologia Monika Fida: Shmangni ujin e ndotur! Fëmijët, më të rrezikuarit nga infeksionet
Me ardhjen e verës, plazhet dhe pishinat kthehen në destinacionet më të frekuentuara nga qytetarët. Dermatologja Monika Fida paralajmëron qytetarët që të kenë kujdes me lëkurën pasi ekspozimi në ambiente të ndotura uji mund të çojë në infeksione serioze të lëkurës. Madje mjekja thotë se nëse nuk trajtohen me kohë, këto infeksione mund të bëhen kronike dhe të përhapen edhe tek të tjerët.
Infeksionet e lëkurës janë një shqetësim i zakonshëm gjatë verës, veçanërisht për ata që frekuentojnë plazhet dhe pishinat.
Kujdesi dhe respektimi i këshillave të mjekëve mund të ndihmojnë në parandalimin e këtyre infeksioneve dhe ruajtjen e shëndetit të lëkurës.
Sipas dermatologes Monika Fida ekspozimi në këto ambiente të ndotura mund të shkaktojë infeksione të ndryshme të lëkurës, sidomos për ata që kanë patologji ekzistuese.
Fëmijët mbeten ndër grupet më të ndjeshme. Dermatologia veçon një sëmundje që prek kryesisht moshat pediatrie.
Mjekja këshillojnë qytetarët të jenë të kujdesshëm me zgjedhjen e vendeve për pushuar si dhe të kujdesen për higjienën personale.


