OBSH: Rriten rastet me kancer në mushkëri në mbarë botën

OBSH: Rriten rastet me kancer në mushkëri në mbarë

Agjencia e kërkimeve për kancerin në Organizatën Botërore të Shëndetësisë, IARC, ka publikuar studimin mbi shkaqet e rritjes së përqindjes së njerëzve të diagnostikuar me kancer në mushkëri që nuk kanë pirë kurrë duhan.

Sipas studimit, kanceri i mushkërive te njerëzit që nuk kanë pirë kurrë cigare, tani vlerësohet të jetë shkaku i pestë më i madh i vdekjeve nga kanceri në mbarë botën, sipas Agjencisë Ndërkombëtare për Kërkimin e Kancerit (IARC), pasi faktor kryesor tashmë është ndotja e ajrit.

Kanceri i mushkërive te ata që nuk pinë kurrë duhan, po shfaqet si “adenocarcinoma”, e cila është bërë më dominuesja nga katër nëntipet kryesore të sëmundjes si tek meshkujt ashtu edhe tek femrat globalisht, tha IARC.

Rreth 200,000 raste të adenocarcinomës u shoqëruan me ekspozimin ndaj ndotjes së ajrit në vitin 2022, sipas studimit të IARC të botuar në revistën Lancet Respiratory Medicine.

Rastet më të shumta për shkaktimin e adenocarcinomës nga ndotja e ajrit, u gjetën në Azinë Lindore, veçanërisht në Kinë, zbuloi studimi.

Në një intervistë për “The Guardian”, autori kryesor i studimit dhe kreu i degës së mbikëqyrjes së kancerit të IARC, Dr. Freddie Bray, tha se gjetjet nënvizuan nevojën për monitorim urgjent të rrezikut në ndryshim të kancerit të mushkërive.

EMISIONET