MBROJTJA E LËKURËS/ Studiuesit: Kremi SPF duhet të aplikohet në dimër dhe verë

Përdorimi i kremrave mbrojtës nga rrezet e dëmshme të diellit, sipas studiuesve është tepër i rëndësishëm kur jemi në kontakt me faktorët atmosferikë. Jo vetëm gjatë verës dhe pikut të temperaturave, por kremi SPF duhet të aplikohet edhe gjatë dimrit në kohë bore thonë ata. Për më shumë detaje, iu njeh materiali!

MBROJTJA E LËKURËS/ Studiuesit: Kremi SPF duhet të aplikohet

Gjatë ditëve të nxehta të verës, por jo vetëm, kremi mbrojtës nga rrezet UVA është një domosdoshmëri për shumicën prej nesh kur dalim jashtë.

Por ka një numër të lartë mitesh rreth përdorimit të tij, të cilat shpesh i konfuzojnë përdoruesit, aq më tepër edhe kur llojshmëria ne treg është e lartë e këtij kremi.

Por si duhet përdorur në të vërtete kremi mbrojtës dhe sa ndikojnë në ngadalësimin e plakjes?

Hulumtimet dhe ekspertët thonë se aplikimi i një kremi me SPF 50, nuk do të thotë të qëndroni pa limit përballë diellit.

Sa më i lartë të jetë vlerësimi SPF, aq më shumë mbrojtje ofrohet, por kjo nuk nënkupton 50 orë. E mira është që kremi të aplikohet disa herë gjatë ditës, në momentin kur jeni në kontakt me ambientin jashtë.

Dhe kur indeksi I rrezatimit UV rritet, organizatat e shëndetit publik rekomandojnë që krahas kremit mbrojtës, të vendoset edhe një kapele. Sipas ekspertëve qëndrimi në hije në pikun e temperaturave, është me rëndësi, por gjithmonë i shoqëruar me elementin e parë.

25% e njerëzve që përdorën krem dielli u dogjën, ndërsa 78% e atyre qe vetëm qëndruan nën çadër pa mbrojtje, u dogjën. Është e rëndësishme të merrni një faktor mbrojtës, krahas qëndrimit në hije- u shpreh Brian Diffey, profesor në shkencat dermatologjike në Universitetin e Newcastle në Mbretërinë e Bashkuar.

Kurorat e pemëve janë një mbrojtës ideal ndaj rrezeve. Një pemë e dendur, mund të ofrojë deri në 20% mbrojtje, ndërsa sipërfaqe si qelqi, rëra, betoni, apo uji i tërheqin kryesisht.

Ndaj zgjidhini me kujdes ambientet e ekspozimit.

Por a duhet përdor kremi mbrojtës gjatë gjithë vitit?

Sipas studimeve, kjo varet më madhësinë e qëndrimit jashtë,ku faktorët atmosferik veprojnë mbi lëkurë, si në verë, por edhe gjatë stinës së dimrit.

Mbulesa e borës mund të rrisë rrezet UV që shkaktojnë djegie nga dielli me më shumë se 60% . Pra, nëse është dimër, por jeni jashtë, le të themi, duke bërë ski gjithë ditën, është e rëndësishme të mbroni lëkurën e ekspozuar nga Dielli, - u shpreh studiuesja Sommerlad.

Në përfunim, studiuesit këshillojnë personat me lëkurë shumë të bardhë dhe sensitive te jenë më vigjilentë në përdorimin e kremit mbrojtës, i cili nuk ka asnjë ndikim në uljen e vitaminës D, por vetëm mbron lëkurën nga sasia e tepërt e rrezeve ultraviolet.

EMISIONET