MË SHUMË GRA QË NGRIJNË VEZËT/ Rastet shtohen me 170% në katër vitet e fundit!

Gjithnjë e më shumë gra po zgjedhin ngrirjen e vezëve, me rastet që janë rritur me 170% në katër vitet e fundit. Por ekspertët paralajmërojnë se procedura nuk garanton një shtatzëni të suksesshme në të ardhmen.

MË SHUMË GRA QË NGRIJNË VEZËT/ Rastet shtohen me 170%

Gjithnjë e më shumë gra po zgjedhin ngrirjen e vezëve për të ruajtur mundësinë e ardhshme për të pasur fëmijë.

Kjo procedurë është përhapur falë zhvillimeve të teknologjisë dhe diskutimeve të hapura publike.

Sipas autoritetit britanik të fertilitetit, numri i grave që ngrijnë vezët është rritur me 170% në katër vitet e fundit. Por ekspertët thonë se procesi ka kufizime dhe nuk e garanton mundësinë e të pasurit një fëmijë.

Një pjesë e vezëve mund të mos i mbijetojë procesit të ngrirjes, shkrirjes apo më pas fekondimit.

Procedura nis me injeksione hormonale, kontroll të shpeshtë me eko dhe një ndërhyrje të shkurtër për të marrë vezët.

Kostoja në Mbretërinë e Bashkuar varion nga 7 deri në 8 mijë paund, por shpesh shkon më lart për shkak të analizave, medikamenteve dhe trajtimeve shtesë.

Në proces kërkohet kohë, vizita të shpeshta dhe shmangie e aktiviteteve intensive fizike.

Përveç sfidave fizike, procesi mund të sjellë edhe ngarkesë emocionale.

Shumë gra raportojnë ankth, pasiguri dhe nevojë për mbështetje, duke u kthyer te miqtë, familjarët apo grupet online.

Megjithatë, për shumë të tjera, ngrirja e vezëve ofron qetësi dhe një ndjenjë kontrolli mbi të ardhmen e tyre riprodhuese.

EMISIONET