Kujdes me nishanet! Shkoni tek mjeku për kontroll para se të nisni plazhin
Ata që kanë nishane në trupë dhe kanë në plan të bëjnë disa ditë plazh, duhet që në këtë periudhë të bëjnë një vizitë të dermatologët.
Mjekja e lëkurës, Blerta Gjoni thot se pranvera është koha kur të gjithë duhet të tregojmë kujdes me lëkurën .
"Janë kontrolle që duhet të bëjnë oara se të shkojën në plazh të nishaneve pasi nëj ndër arsyet kryesore që mund të nxisin agravimin. Kujdesi fillon që tani, ndoshta dhe pak më përpara. Përdorimi i kremrave mbrojtës të lartë për tipet e lëkurës që kanë prioblematika e kanë të detyruar," tha ajo.
Në ditët e para në diell, lëkura e fytyrës është ajo e cila preket më së shumti si më e ekpsozuara ndaj rrezeve të diellit.
"Zakonisht, fotodermatozat dhe sëmundjet që prekin kryesisht lëkurën e fytyrës janë ata që janë më prezent në këtë periudhë dhe pacientët duke qënë se e kanë dhe kronike janë dhe më të kujdesshëm," tha ajo.
Ndërsa për fëmijët, situatata vështirësohet kur ndikohen edhe nga alergjitë.
"Nëse kanë alergji, fëmijët e shfaqin dermatitin atipik në një formë më acaruese. Kryesisht tek fëmijët shohim një aktivizim të sëmundjeve të lëkurës pasi mekanizmi i veprimit janë alergenet," tha ajo.
Përdormi i kremit kundër diellit dhe vizitat te mjeku dermatolog janë të rëndësishme për një shëndet më të mir të lëkurës.