Çfarë ndodh pas infektimit me Covid, Dr. Stroni tregon nëse infektimi rriti rrezikun e ankthit dhe depresionit
Tashmë që kanë kaluar vite nga shpërthimi i Covid 19 rastet e infektimit kanë rënë ndjeshëm e bota ka punuar për vaksina që ti bënin ballë këtij virusi që nuk njihej deri para marsit të 2019.
Shumë studime janë bërë mbi mënyrë e infektimit, shenjat, pasojat që lë virusi në trupin tonë edhe pasi ne shërohmi.
I ftuar në një intervistë për Ora Neës Dr. Genti Stroni tregoi disa nga pasojat që lë Covidi në trupin e njeriut pasi futet.
" Covidi në vetvete është një virus që ndryshe nga të tjerët që kanë një qelizë target, godiste një receprot ACE2. Këta receptorë, fatkeqësisht në rastin e Covid i kanë një pjesë të mirë të qelizave njerëzore, duke futur këtu qelizat nervore, postulare të zemrës etj.
Aty ku ai gjen një ind të dobët dëmet janë më të mëdhaja.
Duke parë problematikat që në qelizat nervore kanë pasur më shumë probleme pas covidit ose që në momentin e parë me nuhatjen e shijen. Erdhi një kohë pastaj që kishin një këputje trupore, arrest ose dëmtime në kujtesë, shenja në lëkurë që rrinin deri në 4-6 muaj, rënie të flokëve.
Këto vijnë si pasojë e ngacmimit që ky virus ka bërë në këto qeliza," tha ai.
I pyetur nëse pacientët e infektuar ishin më të prekur ndaj ankthit e depresionit ai u shpreh se kjo mund të vinte nga medikamentet e përdorura.
"Ka pasur disa situata më të agravuara ku në momentet e para janë përdorur sasi medikamentesh që mund të shtonin ankthin. Këto përdoreshin përt mirë në uljen e infekshmërisë së Covidit, por keq në ankthin. Duke parë koagulimin e gjakun dhe në momente të caktuar mosushqyerjen e duhur edhe të trurit.
Në këtë mënyrë shtohet dhe ankthi," tha ai.

