E thonë ekspertet: Fëmijët kanë nevojë për dashuri që të zgjaten

E thonë ekspertet: Fëmijët kanë nevojë për dashuri

Edhe pse gjatësia në përgjithësi është çështje gjenetike, një ekspert i zhvillimit njerëzor tani pohon se që fëmijët të rriten shtatlartë, ata gjithashtu kanë nevojë për dashuri, shpresë dhe lumturi.

Profesor Barry Bogin, një antropolog biologjik në Universitetin Loughborough, pohon se mirëqenia emocionale e një të riu është parësore  për parandalimin e rritjes së kufizuar.

Gjithashtu, ai pohon se të mos jesh i dashur nga njerëzit më të afërt dhe të mos kesh shpresë për të ardhmen shkakton "stres toksik emocional" që mund të dëmtojë trupin duke përfshirë bllokimin e hormoneve të nevojshme për rritje dhe zgjatje fizike të trupit.

Profesori dha dhe një shembull konkret, duke marrë parasysh vendet si Guatemala, ku qytetarët jetojnë në pasiguri, trazira politike dhe janë të ekspozuar ndaj dhunës janë ndër njerëzit më të shkurtër në botë.

Burri mesatar nga Guatemala është rreth 163 cm i gjatë, ndërsa gruaja mesatare rritet në rreth 149 cm.

Profesor Bogin tha se, nga ana tjetër, Holanda, e cila ka njerëzit më të gjatë në botë me meshkujt mesatarisht rreth 183 cm dhe femrat 169 cm, ka politika që mbështesin kujdesin social dhe sigurinë e qytetarëve të saj.

EMISIONET