Dika paralajmëron: Kujdes, vala e virozave rrezikon fëmijët dhe të moshuarit
Eksperti Qamil Dika paralajmëron: Vala e virozave rrezikon fëmijët dhe të moshuarit
I ftuar në studion e Ora News, mjeku dhe eksperti i shëndetit publik, Qamil Dika, tha se po përfundojmë stinën e dimrit, ku rritet ndjeshëm ritmi i virozave. Ai paralajmëroi se popullata është e prekshme dhe shumë individë preken ose ripreken nga këto infeksione.
“Duhet të jemi shumë të kujdesshëm për parandalimin e përhapjes së virozave. Ajrimi i ambienteve të punës, kujdesi në shkolla dhe çerdhe është thelbësor, pasi dritat e mbyllura favorizojnë përhapjen e infeksioneve. Fëmijët e infektuar nuk duhet të shkojnë në shkollë, pasi janë shumë ngjitës për komunitetin,” tha Dika.
Ai gjithashtu paralajmëroi për rrezikun tek të moshuarit dhe individët me sëmundje bashkëshoqëruese, si dhe ata që ndodhen nën trajtime kimio-terapike ose pas ndërhyrjeve kirurgjikale, pasi mbivendosja e virozave mund të shkaktojë komplikime serioze.
NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË:

