“Derë më derë” për vaksinën, njësia lëvizëse anti-Covid troket në shtëpitë e Selitës, Ora News ndjek procesin

Vaksinimi përmes njësive lëvizëse këtë të martë u orientua në zonën e Selitës për personat që për shkak të problemeve shëndetësore e kanë të pamundur lëvizjen. Mjekët thonë se ky proces është më i vështirë se injektimi i përqëndruar në qendra të posaçme, por shtojnë se për të garantuar imunitetin e plotë të popullatës, një aksion i tillë është i nevojshëm.

Njësia lëvizëse e vaksinimit anti-Covid këtë të martë ishte në Selitë, për t’iu ardhur në ndihmë të gjithë personave që e kanë të pamundur të lëvizin për shkak të arsyeve shëndetësore.  

E para në listë është familja e Dashamir Pinarit. Prej disa kohësh ai nuk lëviz dot.

"Është e nevojshme ti bëhet Pfizer."

Nëna e tij tregon edhe arsyet e hezitimit të deritanishëm për të kryer vaksiminin.

"Nuk kam dalë se kisha frikë, meqë ka ardhur kjo e mira."

“Derë më derë” për vaksinën, njësia

Pasi plotësuan formularin, e moshuara mori dozën e parë.

E prej andej do të nisemi te familja e Emin Alushit.

Emini na hapi derën.

Ai e ka kaluar Covidin dhe tani pret të vaksinohet.

"E kam kaluar Covidin."

E para do të jetë bashkëshorja e tij, të cilës fillimisht i masin tensionin.

"Ka një tension të lartë dhe do presim ta stabilizojmë. Mund të kërkojmë një shtyrje."

Vaksinën ja shtynë edhe zotit Alushi për një momet kur të dy të jenë të sigurt për ta aplikuar.

E kështu largohemi dhe nga kjo banesë.

Në fund, mjekja Teuta Cakoni thotë se më i vështirë është aplikimi i saj në shtëpi sesa në qendrat e vaksinimit.

"Vështirësia është të shkosh banesë më banesë."

Vaksina më e kërkuar në Shqpëri është ajo Pfizer, për shkak të njohjes nga entitetet më të mëdha të shëndetësisë në botë.

"Kërkohet më shumë Pfizer por ne e kemi të përcaktuar me fasha, se vendosim ne".

Me termobokset në duar, bluzat e bardha i pret një tjetër familje.

EMISIONET