Asnjë humbje jete dhe 8 raste të reja me Covid-19 sot në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 8 raste të reja me Covid-19 dhe asnjë humbje jete.
Janë kryer gjithsej 3036 testime, ndërsa 5 persona janë shëruar.
Rastet pozitive me Covid janë shënuar në qarqet e mëposhtme: 2 raste në Tiranë, Devoll, nga 1 rast në Shkodër, Elbasan, Vlorë, Sarandë.
Aktualisht janë 55 pacientë aktivë me COVID-19.
Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar, 3 pacientë.
Statistika (3 Korrik 2021)
Raste të reja ditore 8
Të shëruar në 24 orë 5
Të shtruar në spitale 3
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 3036
Testime totale 815,335
Raste pozitive 132,534
Raste të shëruara 130,023
Raste Aktive 55
Humbje jete 2,456
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 21
Shkodër 12
Elbasan 6
Durrës 5
Vlorë 5
Lezhë 2
Korçë 2
Berat 1
Fier 1

