Rotacion apo mandat i tretë më 25 Prill? Fevziu: Mazhoranca e konsumuar, opozita nuk ka frymë

Rotacion apo mandat i tretë më 25 Prill? Fevziu: Mazhoranca e

Për gazetarin Blendi Fevziun, zgjedhjet e 25 Prillit janë zgjedhjet më të balancuara që pas atyre të vitit 2009.

Ai shtoi se këto zgjedhje nuk kanë frymë, duke marrë shembullin e atyre të 2005-ës, ku sipas tij, ziente i gjithë vendi. Ndërsa i etiketoi këto votime si një lojë shahu me partitë politike që po bëjnë kalkulimet e tyre.

Fevziu u shpreh se, për momentin, më të organizuara në terren duken PS dhe LSI ndërsa shtoi se terreni më i mirë për opozitën është konsumimi 8-vjeçar i kësaj mazhorance.   

Besmira Pelushaj: Vendi ka nevojë për rotacion pas tetë vitesh apo është më afër risisë që do ketë një mandat të tretë?

Blendi Fevziu: Për mua të gjitha palët kanë terren. Së pari opozita ka terren shumë të përshtatshëm të 8 viteve qeverisje të kësaj mazhorance që janë një konsum i jashtëzakonshëm. Dhe asnjë mazhorancë deri më sot nuk ka arritur të marrë një mandat të tretë. Një mandat i tretë është i vështirë kudo në Europë.

Nga ana tjetër, qeverisja ka avantazhin e një fryme të madhe entuziazmi përballë saj, që duhej të ishte ngritur ndërkohë. Dhe ka avantazhin e një organizimi më të mirë që vjen nga qeverisja. Këtu janë balancat.

Intervistoi Besmira Pelushaj, përgatit për web Aurel Rakipllari

Vendi Lajme rtv ora intervista Politikë PD LSI PS Aktualitet besmira pelushaj blendi fevziu mandati i trete RTV Ora rotacion

EMISIONET