Zjarri përfshiu banesën në një pallat në Prishtinë, 13 persona morën trajtim mjekësor, policia: Situata në kontroll
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Janar 2025, 22:35

Trembëdhjetë persona kanë marrë ndihmë mjekësore pas zjarrit që përfshiu një ndërtesë banimi në lagjen Emshir të Prishtinës, bëri të ditur Policia e Kosovës.
Ende nuk dihet shkaku i shpërthimit të zjarrit. Paraprakisht, Policia tha se personat që morën trajtim mjekësor kishin kryesisht probleme të shkaktuara nga tymi.
“Aktualisht situata është vënë nën kontroll, zjarri është lokalizuar nga ana e zjarrfikësve”, tha zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.
