Zjarri dhe të sht*nat përpara Parlamentit të Serbisë/ Reagon Vuçiç

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka reaguar lidhur me incidentin e ndodhur paraditen e sotme para Parlamentit të Serbisë ku një person mbeti i plagosur pas të shtënave me armë zjarri në një kamp tendash pro-qeveritare, të cilat më pas u përfshinë nga flakët.
Me anë të një postimi në "X", Vuçiç tha se për shkak të incidentit u detyrua të largohej nga një takim qeveritar, pasi një akt terrorist kishte ndodhur para Parlamentit të Serbisë. Sipas raportimeve të mediave serbe, një person ka mbetur i plagosur, ndërsa pamjet filmike tregojnë ndërhyrjen e policisë dhe një burrë që del nga një prej tendave të përfshira nga zjarri.
“Po flas si i pari dhe kërkoj ndjesë që do të më duhet të largohem nga ky takim i mrekullueshëm. Arsyeja është akti terrorist që ndodhi para Parlamentit serb, kështu që do të duhet të merrem me gjëra të tjera," tha Vuçiç në X.
Ndërkohë, deputetja e opozitës, Marinika Tepić, nga Partia e Lirisë dhe Drejtësisë, deklaroi në platformën X (ish-Twitter): “Dikush qëlloi me armë zjarri dhe më pas u vuri flakën tendave”

