Zjarr i madh në Evia të Greqisë, zbrazet fshati

Zjarr i madh në Evia të Greqisë, zbrazet fshati

Një zjarr i madh ka rënë pak pas orës 14:00 të pasdites së të shtunës në fshatin Kremastos, të komunës Kymi-Aliveri, në Evia të Greqisë.

Përmes 112 banorëve u është dërguar një mesazh për të evakuuar fshatin për arsye sigurie dhe për t'u nisur drejt zonës së Traçilit. 

 “Nëse jeni në Kremastos, Kymi-Aliveri, evakuoni tani në Traçili.Pylli në zonën tuaj është përfshirë nga zjarri. Ndiqni udhëzimet e autoriteteve". 

Në vendngjarje po operojnë 86 zjarrfikëse me 3 grupe këmbësorë, 29 automjete, 9 avionë dhe 4 helikopterë ndërkohë që ka asistencë nga makineritë e pushtetit vendor.

Stafi i Shërbimeve Zjarrfikëse të Greqisë Qendrore është vënë në gatishmëri të përgjithshme.

EMISIONET