Zhulali: Kosova të përfitojë nga situata, Shqipëria e ka dëmtuar, Rama çoi në gjyq Haradinajn

Në “Ora e Betit” në RTV Ora, nga Beti Njuma, Ilda Zhulali, eksperte e sigurisë, u shpreh se Kosova duhet të përfitojë nga situata gjeopolitike momentale në botë.

Ajo tha se kishte disa skandale kur kryeministri shqiptar çoi në gjyq kryeministrin e Kosovës dhe veprime të tjera që minuan ato që kishte arritur Kosova deri në ato momente.

Zhulali: Jam dakord që Kosova duhet të përfitojë nga kjo situatë, sepse më herët Serbia kishte fituar terren, ndërsa Kosova kishte humbur shumë terren. Kosova pësoi edhe humbje të autoritetit dhe peshës së saj edhe në raport me Shqipërinë.

 

Në patëm deri në skandale kur kryeministri shqiptar çoi në gjyq kryeministrin e Kosovës. Kishte edhe një sërë veprimesh të tjera, që minuan ato që kishte arritur Kosova deri në ato momente. Nuk po bëhet fjalë për një marrëveshje përfundimtare për statusin e Kosovës, por që Serbia ta pranojë këtë realitet.

EMISIONET