Zgjedhjet pa zgjidhje në Kosovë, VV: Shpërndajmë parlamentin, nuk japim dorëheqje

Partitë Politike në Kosovë nuk kanë gjetur as të premten gjuhë ne përbashkët për mbajtjen e zgjedhjeve atje.
Një seancë e thirrur për të analizuar qeverisjen e ALBIN KURTIT DHE VETËVENDOSJES, Dështoj pasi shumë deputetë nuk ishin prezentë në sallë.
Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka përsëritur kërkesën për shpërndarje të Kuvendit dhe shkuarjes në zgjedhje.
Ai ka thënë se 30 maji do të jetë dita e fundit për mundësinë e shpërndarjes së Kuvendit, raporton Ekonomia Online.
Ndërkohë më e ashpër është Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e cila nuk pranon shpërndarjen e parlamentit por kërkon dorëheqjen e Albin Kurtit, gjë të cilën ky I fundit se ka pranuar.
Ndërkohë e gatshme për shpërndarjen e kuvendit dhe çuarjen e vendit në zgjedhje është treguar edhe shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes Mimoza Kusari Lila, por ajo tha se duhet edhe opozita të bie dakord për këtë.
Qeveria e Kurtit, e cila është betuar në mars të vitit 2021, ka hyrë në vitin e katërt të qeverisjes. Mandati i saj përfundon në fillim të vitit të ardhshëm.

