Zgjedhjet në Kosovë/ Statovci: Situata është e qetë, fushata po shkon normalisht

Pedagogu Bedri Statovci, në një lidhje të drejtpërdrejtë në “Ora News”, vlerësoi pjekurinë e qytetarëve të Kosovës në proceset zgjedhore, duke theksuar se situata e fushatës është e qetë dhe se përgjegjësia kryesore për tensionet bie mbi liderët dhe partitë politike.

" Meqënëse jemi shtet shumë i ri, populli i Kosovës sa i përket proceseve zgjedhore që nga pas lufta e këndej ka treguar një pjekuri të jashtëzakonshme. 

Nuk është problemi tek popullata por tek liderët dhe partive politike.

Situata është e qetë, fushata është duke shkuar në rrugën e saj normale.

Mirë është që nuk po përsëritet ajo fushata e para 9 shkurtit ku liderët e partive të ndryshme akuzonin apo fyenin njëri-tjetrin.

Deri më tani shohim një eskalim të njërit nga personat e partisë më të madhe, por edhe ajo nuk ishte fyerje e atij niveli.

Situata është e qetë, populli duhet të shfrytëzoj të drejtën e vetë ligjore, pra të jap votën e vetë, t'ia jap votën atyre që iu beson më së shumti por kurrsesi të mos votoj për inat të një subjekti;

Të mirat dhe të këqiat do ti paguajmë ne dhe fëmijët tanë", u shpreh Statovci. 

EMISIONET