Zgjedhjet në Kosovë, Rohde: Tubimet në Gjermani lejohen 3 muaj përpara zgjedhjeve gjermane

Zgjedhjet në Kosovë, Rohde: Tubimet në Gjermani lejohen 3 muaj

Në prag të zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, ambasadori gjerman, Jorn Rohde, ka njoftuar lidhur me rregulloren specifike të Gjermanisë për zhvillimin e fushatës.

Sipas Rohde-s, kjo ka të bëjë me ngjarjet e fushatës për zgjedhjet në Kosovë që zhvillohen në tokën gjermane.

Ai ka potencuar se në përgjithësi, leja nuk do të jepet nëse ngjarja e fushatës zhvillohet brenda një periudhe më pak se tre muaj përpara datës së zgjedhjeve në vendin përkatës.

Përmes një postimi në rrjetin social X, Rohde ka thënë se e ka informuar Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe partitë politike për këtë rregullore specifike.

“Në lidhje me zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme në Kosovë, ne kemi informuar Ministrinë e Jashtme dhe partitë politike për rregulloren tonë specifike. Kjo ka të bëjë me ngjarjet e fushatës për zgjedhjet në Kosovë që zhvillohen në tokën gjermane”, tha Rohde. Krerë të partive politike në Kosovë kanë filluar të zhvillojnë takime me diasporën përgjatë këtyre muajve. /KosovaPress/

EMISIONET