Zgjedhjet e reja në veri të Kosovës, Krasniqi tregon hapat që do të ndiqen

Në fund të muajit qeveria e kosovës do të miratojë udhëzimin përmes të cilit i hapet rruga zhvillimit të zgjedhjeve të reja në katër komunat në veri të kosovës. Përmes këtij dokumenti zgjedhësit e këtyre zonave do të mund të propozojnë përmes një peticioni shkarkimin e kryetarëve aktual dhe rizhvillimin e votimeve. Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi i ngarkuar për këtë çështje thotë se për këtë janë realizuar dhe takime.
"Deri tash gjithçka është në rregull, grupi punues ka pasur dy takime. Dhe unë nuk mund të diskutojë mbi një udhëzim administrativ të cilin ende nuk e kemi për konsultim publike dhe unë ende nuk mund të jap asnjë detaj shtesë", deklaroi Krasniqi.
Por ai sqaron hapat që do të ndiqen.
"Është një proces i cili do të determinohet ditëve në vijim. Si ministri dhe si ministër kam mbuluar përgjegjësinë time duke filluar me udhëzimin administrativ, i cili parasheh të drejtën e qytetarëve për mbledhjen e nënshkrimeve për largimin e kryetarëve nga detyra. Kjo nuk është për veriun, kjo mund të aplikohet nesër edhe për kryetarin e Gjakovës dhe cilindo kryetar të Kosovës, kështu që në këtë moment nuk dua të diskutojë më shumë rreth produktit, sepse në fund të muajit do të kemi një produkt nga grupi punues"
Pavarësisht kësaj situata në veri të kosovës mbetet e tensionuar. Madje prishtina ka akuzuar beogradin për dorëheqjet e policëve që i përkasin etnisë serbe, duke theksuar se ata janë kërcënuar dhe shantazhuar


