Zbulohen shkaqet e zjarrit në spitalin e Tetovës: Shpërtheu bombola, oksigjeni ndihmoi të përhapte flakët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Shtator 2021, 10:34

Kreu i zjarrfikësve në Maqedoninë e Veriut ka folur për zjarrin qe shpërtheu mbrëmjen e djeshme në strukturën spitalore Covid në Tetovë.
Ai thotë se shpërtheu bombola e oksigjenit dhe oksigjeni ndihmoi në përhapjen e shpejtë të flakëve.
"Shpërtheu bombola e oksigjenit, oksigjeni e ndihmoi zjarrin të përhapej. Me arritjen tonë dhe me intervenimin tonë, brenda 27-28 minutave arritëm të lokalizojmë dhe të vendosim në kontroll zjarrin", thotë kreu i zjarrfikësve.

