Xhandarmëria serbe vëzhgon situatën në Bërnjak pas vendosjes së reciprocitetit

Xhandarmëria serbe vëzhgon situatën në Bërnjak pas

Xhandarmëria serbe janë parë sot teksa vëzhgojnë situatën në Bërnjak, pas vendosjes së reciprocitetit me targa nga ana e institucioneve të Kosovës.

Në një video të siguruar nga KosovaPress, dy pjesëtarë të xhandarmerisë serbe shihen derisa vëzhgojnë me dylbi nga territori i Serbisë.


Përndryshe, me marrëveshje të Brukselit, në situatë të jashtëzakonshme, xhandarmëria serbe ka të drejtë të hyjë 1 kilometër e gjysmë në territorin e Kosovës, ashtu siç kanë të drejtë edhe institucionet tona të sigurisë të hyjnë në territorin e Serbisë./KosovaPress/ 

EMISIONET