Vuçiç në Granada: Nuk kam biseduar me Prishtinën, as ata nuk duan të flasin

Vuçiç në Granada: Nuk kam biseduar me Prishtinën, as ata

Presidenti Aleksandar Vuçiç ka thënë se as që ka folur me përfaqësuesit e Prishtinës sot në Granada të Spanjës dhe se ata as që duan të flasin.

"A ka pasur ndonjë përparim?

Unë nuk kam biseduar me Prishtinën, as ata nuk duan të flasin, kështu që nuk e di se për çfarë progresi po flisni", është përgjigjur Vuçiç i pyetur nga një gazetar nëse ka ndonjë përparim sot.

Ai ka theksuar se është munduar t'ua shpjegojë qëndrimin e Serbisë përfaqësuesve evropianë, se kjo është punë e tij dhe se kështu do të vazhdojë. 

“Ne kemi nevojë për zgjidhje të bazuara në realitet dhe kompromise, jo diçka që dikush e ëndërron pa i dhënë asgjë palës tjetër, ne kemi ulur numrin e ushtarëve në vijën administrative, ne jemi për paqen dhe prosperitetin e Ballkanit Perëndimor”, tha. Vuçiç.

Presidenti ka thënë se në samitin e Komunitetit Politik Evropian ka pasur takime të shumta me përfaqësues të vendeve, si dhe ka pasur edhe takime bilaterale me shumë prej tyre, ku ka diskutuar për situatën në rajon dhe Kosovë.

“Nuk do të them shumë derisa të përfundoj me Borrellin, me të cilin po takohem pasdite, Macron, Mitsotakis”, tha Vuçiç për mediat në Granada.

Ai shtoi se sonte pas orës 23 do të thotë diçka më shumë për seancën e nesërme të Këshillit Evropian, ku si pikë e veçantë është përfshirë edhe situata në Kosovë dhe Metohi.

 

EMISIONET