Vuçiç pas takimit me Kurtin: Serbia nuk ka çmim, kjo është diçka që ata nuk e kuptuan kurrë, do t'i mundim ata!

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka publikuar në rrjetin e tij social Instagram një video pas takimin me kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin në Bruksel.
Ai deklaron se ata do ta mbajnë betimin dhe Kushteutën e Serbisë, Kosovës dhe Metohisë si pjesë e Serbisë duke theksuar se Serbia do të fitojë.
"Unë po analizoj atë që ndodhi. Ne luftuam sa më shumë në kushte të vështira dhe luftuam për të ardhmen e Serbisë në paqe, për vazhdimin e investimeve në vendin tonë. Dhe ne e mbajmë betimin dhe Kushtetutën e Serbisë dhe të Kosovës dhe Metohisë si pjesë e Serbisë”
“Sonte nga ora 21, ju lutem shikoni në RTS do të flas për të gjitha manipulimet, gënjeshtrat, të pavërtetat që përhapin jo vetëm luftëtarët e tastierës, mediat manjate, por edhe RTS, Tanjug e shumë të tjerë. Për ne nuk ka Serbi tjetër, ne kemi një, do ta mbrojmë ate"
"Pas një lufte të vështirë, besoj të suksesshme, në Bruksel sonte po i përgjigjem të gjithë manipuluesve politikë dhe mediatikë që do të shkelnin vendin e tyre për një thërrime pushteti. Serbia nuk ka çmim, kjo është diçka që ata nuk e kuptuan kurrë. Ne do t'i mundim ata. Serbia do të fitojë!" shkroi ai.
View this post on Instagram
