Vr*u gruan e tij, Pandeli Nakoleci ende në arrati/ Motra e viktimës: Dh*nonte psikologjikisht dhe fëmijët, të rri në burg! Vajza e çiftit bën postimin prekës

Vr*u gruan e tij, Pandeli Nakoleci ende në arrati/ Motra e viktimës:

Motra e 36-vjeçares, Marjola Nakoleci, e cila u vra dje me thikë nga bashkëshorti i saj ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë. 

Ajo është shprehur se autori i krimit, i cili aktualisht vijon të jetë në arrati, ushtronte dhunë psikologjike edhe ndaj fëmijëve të tij. Në deklaratën për Euroneës Albania, motra e viktimës ka thënë se kunati i saj, 40-vjeçari,  Pandeli Nakoleci nuk kishte probleme të shëndetit mendor. 

"Ai ishte një qen i pabesë që ia mori jetën motrës time në lule të rinisë dhe la fëmijët jetimë. Ai nuk ishte i sëmurë nga mendja, por donte dhe bënte ç’i vinte për mbarë. U bënte fëmijëve dhunë psikologjike. Fëmijët kishin frikë të rrinin me të në shtëpi nga sjellja që kishte.

Prandaj motra ime u detyrua dhe i tha: ‘Ik pak kohë nga shtëpia që të qetësohesh.’ Motra ime e çoi edhe te psikiatri me policinë. Ata i thanë që ishte shumë mirë, nuk kishte asgjë. Ia bënë edhe analizat dhe çdo gjë doli në rregull. E mbajtën vetëm dy ditë dhe më pas ai u kthye në shtëpi. Sillej dy ditë mirë, pastaj fillonte prapë sherre me motrën time, pa asnjë arsye, e kapte edhe me fëmijët. Ajo, si nënë normale, i hidhte sytë nga fëmijët. Unë dua që ai njeri i poshtër të kapet dhe të kalbet në burg”, është shprehur ajo. 

Vrasja e shqiptares në Volos

40-vjeçari shqiptar, Pandeli Nakoleci raportohet se ka vrarë gruan e tij 36-vjeçare, Marjola Nakoleci në Volos të Greqisë. Pas ngjarjes së rëndë autori është arratisur, ndërsa vrasja ka ndodhur në pallatin ku jetonin, në rrugën Konstanta. Raportohet se sherri mes çiftit filloi në apartamentin e tyre dhe më pas zbritën në hyrje të pallatit ku vazhduan të ziheshin, derisa ai e goditi gruan me thikë në qafë dhe shpinë. 

Krimi ka ndodhur në sy të njërit prej 4 fëmijëve, ndërsa të tjerët ishin brenda në banesë. 16-vjeçarja ka deklaruar para policisë se ka parë babain e tij duke therur me thikë mamanë. Mediat greke kanë raportuar gjithashtu se viktima ka vdekur nga gjakderdhja ndërsa plaga mund t jetë shkaktuar nga një thikë ose nga përplasja në një dritare xhami. 

Dyshohet se 40-vjeçari u largua në këmbë, ndërsa vijon puna për kapjen e tij. Katër fëmijët e mitur të çiftit ishin gjithashtu në apartament dhe u larguan nga policia. Ai ishte përdorues droge dhe dyshohet se tentoi vetëvrasje qershorin e kaluar.

Pandeli Nakoleci është akuzuar në të kaluarën për pjesëmarrje në një organizatë kriminale dhe shkelje të ligjeve për drogë, ndërsa në fund të qershorit 2025 ai u transferua me urdhër të prokurorit në një klinikë për ekzaminim psikiatrik, ku qëndroi për shtrim në spital.

Vr*u gruan e tij, Pandeli Nakoleci ende në arrati/ Motra e viktimës:

EMISIONET